Tibo Kurtua është gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Gardiani debutoi me real Madrid dhe tani është shkëputur nga kampionët e Europës, pasi do të jetë angazhuar me përfaqësuesen e tij, Belgjikën.
Shtatlarti ka folur për mediat e vendit të ri si për aventurën e re në Madrid ashtu dhe për ndeshjet e radhës me Kombëtaren.
PORTIERI MË I MIRË I VITIT: “Nuk e di se kur është bërë votimi, por nëse është bërë pas Kupës së Botës them se ka qenë një avantazh i madh për mua. Do ta shohim nëse do të fitoj apo jo”.
“TRANSFERIMI TEK GALAKTIKËT”: Kur je atje dhe kryen vizita mjekësore dhe paraqitesh tek zyrat e kupton në çfarë klubi madhështor ndodhesh. Jam shumë i lumtur që unë kam mundësinë të shoh familjen time çdo ditë, mbi të gjitha djalin tim të vogël, edhe pse ai është ende shumë i vogël për të kuptuar. Kam kontakt me shokët e ekipit çdo ditë dhe ata më ngacmojnë për finalen e humbur të Ligës së Kampionëve pikërisht përballë tyre. Ata janë një skuadër që kanë dëshirë që të fitojnë çdo ndeshje.
VONESA NË DEBUTIM: “ Kam mbërritur vonë në fazën përgatitore, ndaj them se është diçka normale. Më pas pata dhe pak dhimbje në gju dhe më duhej disa javë stërvitje graduale. Jam i lumtur që isha në fushë fundjavën që lamë pas.
KOMBËTARJA: “Ne i marrim të gjitha ndeshjet një e nga një dhe me shumë seriozitet. Kështu do të veprojmë dhe me Skocinë dhe Islandën. Kemi përballë ekipe shumë të forta dhe do donim të kishim të tjerë kundërshtarë.