Në Shqipëri të gjithë i presim me zot pushimet dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as klubet e futbollit. Në Vlorë kanë shumë vite që provojnë të arrij në tek suksesi, por gjithnjë ju del ajo bileta “Provo Përsëri”. Ky edicion ka nisur mirë, pa shumë zhurmë, por me pikët e mjaftueshme për të qenë në vendin e parë përkrah Flamurtarit.
Tekniku Daja në prononcimin e tij pas ndeshjes me Luftëtarin e theksoi se pret me padurim që të bashkohen me skuadrën Danilo Alvesh, që sapo është afruar me skuadrën, Torasa që u dëmtua në ndeshjen me Kukësin, por dhe Kalesë. Danilo duhet të arrijë formën e shokëve të skuadrës, ndërsa Torasa të rikuperohet plotësisht, por situata nuk është shumë komode për Kalenë, që duket se është ende në ajër, pasi ka në konflikt të hapur me Kukësin, që do të zgjidhet në FIFA.
Nuk dihet ende me saktësi se kur do të jetë seanca gjyqësore, por me shumë gjasa mund të vonojë ca kohë dhe Daja duhet të nisë t’i bëjë llogaritë pa brazilianin shtatshkurtër. Vetë lojtari duket se e ka ndarë mendjen që të presë sa të jetë nevoja, por tek Kukësi nuk e ka ndërmend që të kthehet. Në Vlorë ka treguar se edhe pse nuk po luan ndihet mirë.