Pasditja e zezë e Fanatics, sherr mes tyre dhe sulm Refik Halilit

Për të mos mjaftuar rezultatet e këqija te Tirana, edhe në shkallët e stadiumit ka probleme. Në ndeshjen e sotme kundër Kukësit ka pasur tension mes ultrasve bardheblu, që janë përleshur mes tyre. E gjitha nuk ka zgjatur shumë, por ka prishur atmosferën.

Një pjesë e tifozëve janë larguar me mbylljen e pjesës së parë dhe në 45 minutat e dyta nuk u dëgjuan më kore në mbështetje të ekipit. Në fillim Fanatics krijuan atmosferë të bukur, por më pas gjithçka u shua.

Fanatics ndërkohë nuk kanë kursyer askënd pas humbjes me Kukësin: “Refik Halili, pseudostafi i pseudoklubit të tij, lojtarët totalisht amator pa kurrfarë identiteti bardhë e blu dhe pa kurrfarë gjaku, janë me të vërtetë TURPI dhe MALLKIMI I TIRONES! Ne mbështesim emrin, ngjyrat, traditën dhe historinë bardhë e blu! Ju jeni ata qe po i shkatërroni të gjitha! Dita më e mirë për Tironën do të jetë dita kur ju të largoheni, nga i pari tek i fundit! AMATOR!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *