Laska i ruan goditjet për në fund, katër në një ditë

Merkato po shkon drejt mbylljes dhe klubet janë aktivë për të bërë përforcimet e fundit. Një ndër lojtarët e lirë që po pret të zgjedhë klubin e ri është Rustem Hoxha.

Mbrojtësi 27-vjeçar mbylli sezonin me Kukësin, ndërsa tashmë është pranë kalimit te Laçi. Ish-kapiteni i Teutës është në bisedime me bardhezinjtë dhe zyrtarizimi i kalimit të qendërmbrojtësit në Kurbin, mund të vijë mbas përfundimit të ndeshjes që Laçi po luan në Korçë përballë Skënderbeut.

Bisedimet vazhdojnë dhe mbas afrimit të shkodranëve Sukaj dhe Pjeshka, presidenti Pashk Laska mund t’i bëjë një tjetër dhuratë trajnerit Mërgjyshi me afrimin e Rustem Hoxhës. Objektivi tjetër është Elvi Berisha, ish-mesfushori i Tiranës, që aktualisht është pjese e Leganes B në Spanjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *