Shaland shpall listën, Kosova gati për Nations League

Kosova përgatitet të luajë dy ndeshjet në kuadër të “National League” me Azerbaixhanin në transfertë (7 shtator) dhe Ishujt Faroe (10 shtator) në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri zviceran, Bernard Shaland ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida.

Skuadra do të mblidhet me datë 3 shtator në hotel “Esmerald” dhe do të kryejë dy seanca stërvitore, përpara nisjes drejt Bakusë. Trajneri ka shpallur dhe programin e punës dhe të stërvitjeve të Kosovës. Vetëm dy lojtarë të grumbulluar nga Superliga e Shqipërisë që përfaqësohet nga Fidan Aliti, mbrojtësi i kampionëve të Skënderbeut dhe Faton Maloku, portieri i Kukësit.

Lista e plotë e përfaqësuese së Kosovës

Portierë:

Samir Ujkani – Rizespor
Faton Maloku – FK Kukësi
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardian Ismajli – HNK Hajduk Split
Kastriot Dermaku – Cosenza Calcio
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Jetmir Krasniqi – FC Lugano
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë/ Sulmues

Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Bersant Celina – Suonsi City A.F.C.
Elbasan Rashani – Odds BK
Donis Avdijaj – FC Willem II
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *