Lista e parë e Luis Enrikes ka shkaktuar jo pak surpriza për opinion sportiv në Spanjë. Tekniku asturian ka përzgjedhur 24 lojtarë për takimet ndaj Anglisë dhe Kroacisë. Trajneri 48-vjeçar ka lënë jashtë liste mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Zhordi Alba dhe mesfushorin e Atletiko Madrid Koke.
Lënia jashtë e Albës, ka të bëjë me fyerjet që katalanasi i bëri Enrikes menjëherë ka ky i fundit u shkarkua nga detyra si trajneri i Barcelonës. Ndërsa për Koken kemi të bëjmë thjesht me një zgjedhje taktike.
Enrike ka ftuar në kombëtaren “La Roja” disa emra të rinj si Diego Lorente, Hoze Gaja, Rodri dhe Sebajos. Ftesë ka pasur dhe për sulmuesin anësor të Milanit, Suso, i cili do t’i besohet vendi i lënë bosh nga legjenda e përfaqësueses spanjolle David Silva.