Luftëtari e mbyll merkaton me një mbrojtës. Skuadra gjirokastrite pritet që të mbyllë merkaton me afrimin e mbrojtësit shkodran Armenis Kukaj. 21-vjeçari me shumë gjasa do të prezantohet ditën e sotme në Gjirokastër, pasi mësohet se shtatlarti ka nënshkruar kontratën ditën e sotme dhe do të bashkohet me skuadrën.
Kukaj është formuar si futbollist tek ekipet zinxhir të Vllaznisë, por siç duket nuk i është dhënë besim nga drejtuesit, me në krye teknikun Hasan Lika që siç duket nuk e ka pasur në planet e tij.
Kukaj i shtohet kështu kolonisë së lojtarëve shkodran që kërkojnë shkëlqim në skuadrat e tjera të Shqipërisë, pasi nuk u jepet mbështetja nga drejtuesit e skuadrës ku ata rriten si futbollistë.