Dita e fundit e merkatos, kush do ta bëjë goditjen e madhe?

Merkato në Superiore mbyllet sot, të paktën në më mënyrë formale. Skuadrat kanë marrë formë, por deri në minutën e fundit klubet duket se do provojnë që të bëjnë ndonjë goditje të minutës së fundit.

Një pjesë e mirë e trajnerëve kane theksuar se presin ende lojtarë në merkato, ku mund të veçojmë këtu Skënderbeun që pret një “ish”, Kukësin që do përforcime me kërkesë të Cungut, Flamurtarit i cili synon afrimin e një lojtari me kualitet në sulm, apo dhe Laçit, që pritet të ketë ndonjë surprizë.

Sigurisht qe as Partizani, Teuta, Tirana, Kamza, Kastrioti dhe Luftëtari nuk mund t’i thonë “jo” ndonjë lojtari cilësor. Edhe pse është e vështirë që të gjenden lojtarë që bëjnë diferencën në fundin e merkatos, në Shqipëri nuk vlen shumë kjo pjesë. Flasim për fundin e merkatos në kohë të rregullt, pasi në të shkuarën jemi mësuar që të shohim dhe kohë shtesë dhe këtu nuk flasim për 5 minuta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *