Ronald është djali i Ronaldo fenomenit dhe Milene Domingez, e cila ka qenw dhe ajo futbolliste. 18-vjeçari është i talentuar si i ati dhe po fiton nofkën e fenomenit, por jashtë futbollit. Ronald është një dixhej dhe është shpallur DJ më i mirë i ri në Brazil. Mbasi ka fituar çmimin në vendin e tij, Ronald është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga dixhejt më të mirë në botë.
I riu është një nga talentët më të mëdhenj të muzikës elektronike dhe ka fituar çmimin prestigjioz nga sajti i specializuar që e zgjodhi atë mes dhjetë kandidaturave.
Ai përfitoi dha nga komenti i të atit, i cili bëri thirrje në rrjetet sociale për të votuar djalin e tij, Ronald. Ky i fundit ishte pjesë e ekipit të futbollit U18, që mori pjesë në Lojërat Olimpike të Jeruzalemit, ndërsa tashmë është në rrugën e duhur për t’u bërë një yll i muzikës.