Enriko Papa u transferua këtë verë nga Lushnja te Botoshani, por nuk është i vetmi që do të provojë të luajë në Rumani, pasi edhe një ish-shok skuadre i tij ka marrë të njëjtën rrugë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Elvis Premçi.
“SportEkspres.com” mëson se futbollisti 25-vjeçar ka nënshkruar me Farul Konstanta, ekip që garon në ligën e dytë në Rumani. Qendërmbrojtësi në Shqipëri është aktivizuar me disa klube, teksa ka qenë pjesë e Kukësit, duke kontribuar në ngjitjen e këtij klubi për herë të parë në Superiore.
Më pas kaloi te Partizani dhe në të Parën u aktivizua në 14 ndeshje në gjysmësezoni. Në elitë me të kuqtë luajti vetëm 8 ndeshje (4 si titullar). Teuta dhe Korabi janë ekipet e tjera me të cilat Premçi ka luajtur në Shqipërisë, ndërkohë që kjo është eksperienca e tij e parë jashtë vendit.