Jo vetëm Olimpiakos dhe AEK pas Mërgim Mavrajt. Qendërmbrojtësi është edhe në “radarët” e Arisit të Selanikut. Lajmin vjen nga Greqia, teksa “gazetta.gr” raporton për interesimin e skuadrës së Migjen Bashës për lojtarin e Shqipërisë.
Mavraj është lojtar i lirë pas largimit prej Hamburgut, por periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për të, pasi nuk është aktivizuar në Gjermani. 32-vjeçari është stërvitur me ekipin e dytë dhe gjatë kësaj vere mbeti pa ekip.
Koha e pushimeve ka mbaruar dhe Mavraj duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Në Gjermani për ta ka pasur diskutime për një kalim te Hanoveri, kurse në Itali dhe Spanjë e kanë kërkuar Breshia dhe Deportivo La Korunja.