Mungesë hapësire, Kukësit i largohet edhe një mbrojtës

Pasi afroi lojtarë me shumicë në repartin e mbrojtjes, gjatë gjithë verës, ditët e fundit Kukësi është detyruar të ndahet nga disa prej lojtarëve të sezonit të shkuar.

Rustem Hoxha e Albi Alla vendosën të largohen më herët, ndërsa sot ka mbyllur marrëdhëniet me Kukësin edhe mbrojtësi i majtë Ardit Peposhi.

25-vjeçari u bashkua me Kukësin para një viti, por luajti vetëm 280 minuta në Superiore, shumë pak për një futbollist që ka nevojë të luajë, pasi është në kulmin e karrierës.

Me eksperiencë të rëndësishme në Superiore, falë sezoneve me Tiranën, Teutën, Bylisin e Korabin, Peposhi ka vendosur të dalë i lirë në treg.

Miqtë e mi, doja t’u informoja se që sot që nuk jam me pjesë e Kukësit. Falënderoj tifozët e Kukësit dhe shokët e ekipit për mbështetjen për gjatë gjithë sezonit te kaluar,do doja që kontributi im për këtë ekip të ishte shumë më i madh se kaq, megjithatë për arsye të ndryshme nuk ndodhi kjo gjë. Kukësit i uroj vetëm fat e suksese ne këtë sezon të ri”, shkruan Peposhi, duke zyrtarizuar ndarjen me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *