Kishte kuriozitet për të parë Juventusin U-23, pra ekipin e dytë të bardhezinjve, që zyrtarisht sezonin tjetër do të marrë pjesë në Serinë C italiane, kategoria e tretë… Dhe, debutimi ka ardhur në Kupën e Italisë për Serinë C, përballë Kuneos, në stadiumin “Moçagatta” të Alesandrias… Sakaq, në tribunë ka qenë edhe Bepe Marota, administratori i përgjithshëm i Juventusit.
Aty ku djemtë e Mauro Zironelit kanë fituar 1-0 dhe janë kualifikuar në raundin tjetër, teksa autori i golit ka qenë talenti i ardhur nga Xhenoa, Zanimakia. Një eurogol i tij në pjesën e parë.
Formacioni i Juventusit U-23
JUVENTUS U23 (3-5-2): Del Favero; Zanandrea, Alçibiade, Parodi; Moreli (Di Pardo 57′), Muratore (Fernandes 57?), M. Pereira (Olivieri 57′), Kastanos, Beruatt; Zanimakia (Ture 72′), Mavididi (Pocebon 72′).