Markizio vendos për të ardhmen, por gjithçka varet nga… zgjedhjet!

Klaudio Markizio u nda me Juventusin pas 25 vitesh dhe tani është gati për të nisur aventurën e re. Mesfushori kërkohet nga Monako, që po insiston për ta afruar në ekip, por 32-vjeçari kërkon të bashkohet me Klaudio Ranierin.

Lojtari punoi me Ranierin për dy vite me Juventusin gjatë sezoneve 2007-2009 dhe tashmë është gati për ta përsëritur diçka të tillë në Portugali. Sportingu zhvillon zgjedhjet për president në shtator dhe nëse fitues shpallet Pedro Madeira Rodrigez, Klaudio Ranieri do të ulet në stolin e ekipit portugez.

Atij mund t’i bashkëngjitet dhe Markizio, i cili i ka dhënë fjalën trajnerit. Gjithçka varet nga zgjedhjet për kreun e Sportingut dhe nëse fiton Rodrigez, atëherë të dy Klaudiot do të kalojnë në futbollin portugez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *