Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Francës, Xhibril Sise, i kthehet sërish futbollit, sepse ka firmosur për AC Viçencën në Itali.
Sulmuesi 37-vjeçar u tërhoq nga futbolli në vitin 2015, për shkak të problemeve fizike, por iu kthye fushave të futbollit vjet, kur firmosi në Zvicër për Iverdonin.
Tani sulmuesi ka vendosur të ndihmojë Viçencën e sapoformuar, me emrin AC Viçenca 1902, pas falimentimit dhe zbritjes në futbollin amator.
Tashmë Viçenca ka aplikuar për pranim në Serinë C, por me shumë gjasa do ta nisë nga Seria D, ose edhe më poshtë.
Sise ka fituar shumë trofe, nga Kupa e Francës me Okserin e deri te Champions League me Liverpulin, ndërsa ka luajtur edhe në Greqi, Itali, Katar, Rusi e Zvicër.
Vitin e shkuar Sise nisi karrierën si DJ, duke iu përkushtuar muzikës, por vetëm për pak kohë, sepse futbolli e magjeps ende.