Dëmtimi i De Bryjn, Mançester Siti konfirmon se sa mungon belgu

Dëmtimi i belgut Kevin De Bryjn u kuptua se ishte shumë i rëndë. Mediet aluduan në lidhje me mungesën e mesfushorit me tipare të avancuara. Më në fund, klubi anglez reagoi zyrtarisht në lidhje me dëmtimin e lojtarit dhe se sa do të mungojë ai për Sitin.

“Ne konfirmojmë se De Bryjn ka dëmtuar ligamentin në gjurin e tij të djathtë. Nuk nevojitet operimi, por lojtari do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave. Riktheheu i fortë Kevin De Bryjnë”, – shkruan klubi në “twitter”.

Guardiola do të vuajë mungesën e futbollistit për një kohë të gjatë dhe kjo do të ndikojë dhe në përformancën e ekipit, pasi belgu është lojtar lider.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *