Efekti i klauzolës “absurde”, çfarë do ndodhë te Kukësi?

Kukësi e ka mendjen te ndeshja e kthimit me Torpedo Kuitasi. Ndeshjen e parë verilindorët e kanë humbur me rezultatin 5-2, por ka ende besim për të kaluar më tej. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do provojë deri në fund.

Por jo e gjithë bota sillet rreth ndeshjes me Torpedon. Te Kukësi duhet të mendojnë edhe për merkaton. Janë jo pak lojtarë që me mbylljen e aventurës evropiane dalin të lirë. Në rast eliminimi, të premten Shameti, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Plaku, Musolli e ndonjë tjetër mund të zgjedhin të luajnë ku të duan.

Një “thikë me dy presa”. Te Kukësi mund të vihen me shpatulla pas muri me ndonjë prej lojtarëve, pasi duke qenë se merkatoja është në mbyllje, mund të rritin pretendimet financiare. Ndonjë tjetër mund të gjendet në kushte të kundërta, me Kukësin që do të ulë “pazarin”. Çfarë do të ndodhë? Janë disa klubet e paplotësuara që i kanë hedhur dytë nga Kukësi.

Por ka edhe një skenar tjetër, që do e bënte situatën më absurde: kualifikimi i Kukësit. Kalimi në “play-off” të Europa League do bënte që kontrata me këta lojtarë të zgjateshin automatikisht deri në fund të gushtit.

Diku nga shtatori do dilte i lirë dhe do i duhej të gjejë ekip tjetër nëse verilindorët nuk e kanë në plane. Ndoshta Kukësi duhet të nisë të mendojë edhe për rinovimet e largimet, pasi as lojtarët në këto kushte nuk mund të jetë të qetë, kur nuk e dinë të ardhmen e tyre.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *