Pa biletë në tren, braziliani i Augsburgut merr një gjobë rekord

Histori vërtet e çuditshme ajo që vjen nga Gjermania, ku mesfushori brazilian i Augsburgut, Kajubi, është në telashe serioze me drejtësinë për diçka që duket si budallallëk për ne që nuk jemi mësuar me ligjet e forta.

Kajubi ka kohë që është kthyer në një futbollist problematik, edhe pse sezonin e fundit ishte ndër lojtarët më të mirë tek Ausgburgu, duke luajtur thuajse çdo ndeshje.

Pas ndeshjes së fundit të sezonit të shkuar 30-vjeçari u grind keqas me një tifoz në rrugë, i cili po e ofendonte. Grindja mori përmasa serioze dhe tifozi ka denoncuar Kajubin për një goditje me kokë që i ka dhënë në fytyrë.

Nuk mbaron këtu, sepse Kajubi ka marrë edhe një gjobë të majme nga klubi, për shkak se u kthye 9 ditë me vonesë në Gjermani, pa dhënë asnjë arsye.

Tani telashi i ri: drejtësia gjermane e akuzon se ka përdorur transportin publik pa biletë. Bëhet fjalë për një ngjarje të tetorit të shkuar, kur Kajubi po udhëtonte nga Mynihu për në Ausgburg pa paguar 20 eurot e biletës. Në Gjermani ligji është i pamëshirshëm dhe i vendos gjobat në bazë të të ardhurave dhe të precedentëve, që Kajubit nuk i mungojnë, ndaj për të gjoba është 30.000 euro.

Kajubi e kundërshton gjobën dhe ka apeluar, duke pretenduar se e kishte zënë gjumi dhe kjo listë bërë që në vend që të zbriste në Augsburg, të përfundonte në Ulm, ku e ndali policia. Ndoshta e zgjidh gjykata…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *