Ka një emër të ri për portën e Napolit. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, kanë nisur kontaktet për Çiprian Tatarushanu (32 vjeç), që ka dhënë “ok” për t’u kthyer në Itali. Portieri rumun, në fakt, ka një të shkuar te Fiorentina, duke kaluar më pas te Nantë në Francë.
Napoli është duke menduar huazim me të drejtë blerje, një formulë që francezët ende nuk kanë pranuar, por ka bisedime në mes.
Por, cili është Tatarushanu? E thjeshtë, ai që lumturoi të gjithë shqiptarët në Euro 2016, në Francë, aty ku Sadiku do t’I shënonte golin që na dha fitoren e vetme në Europianin tonë të parë si kombëtare.
Tatarushanu mbronte portën e Rumanisë dhe në pjesën e parë, Sadiku shënoi me një parabolë, në të 43’.