Zyrtarizimi, firma dhe prezantimi… Gjithçka në një ditë… “Është një vendim i rëndësishëm për mua, për karrierën dhe jetën!”. Këto kanë qenë fjalët e para për Kepa Arrizabalagan, portierin rekordmen (u shit për 80 mln euro te Çelsi nga Atletik Bilbao). Vetëm 23 vjeç dhe 53 ndeshje na La Liga.
Çelsi e zyrtarizoi sot, teksa në mbrëmje deklaratat e para. “Shumë gjëra më kanë sjellë këtu. Në radhë të parë trofetë e fituar nga Çelsi, pastaj kampionët e Premier League. Jam i kënaqur dhe i lumtur që klubi besoi te unë”.