Laçi në merkato, sugjerime të shumta për drejtuesit

Laçi zbriti dje në fushën e blertë, ndërkohë që risia kryesore ishte trajneri Artan Mërgjyshi, i cili ka pasuar Besnik Prengën. Ky i fundit përkohësisht kishte marrë drejtimin e kurbinasve dhe pas ndeshjeve të Europës është larguar nga bardhezinjtë me falënderime.

Tanimë detyra kryesore e drejtuesve është të bëjnë disa përforcime. Objektivi kryesor është afrimi i dy qendërmbrojtësve si dhe i një sulmuesi. Menaxherë të ndryshëm u kanë sugjeruar drejtuesve të Laçit lojtarë në pozicione të ndryshe dhe po studiohen.

Me disa prej tyre kanë nisur edhe bisedimet konkrete, por te Laçi nuk dëshirojnë të bëjnë publik emrat pa mbyllur marrëveshjet. Gjatë këtyre ditëve pritet që të ketë disa zyrtarizime dhe ajo që dihet ka të bëjë me faktin se më së shumti po vëzhgohet në tregun e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online