Kamza ka qenë një nga skuadra më aktive këto ditë në merkato, me trajnerin Bledar Devolli që po e sheh skuadrën të kompletuar në prag të fillimit të edicionit të ri. Një nga goditjet e kësaj merkato mund të konsiderohet afrimi i sulmuesit Gabriel Martinena.
Ish-lojtari i Dinamos është prezantuar pak ditë më parë tek skuadra nga periferia e kryeqytetit, por vetëm ditën e sotme është vënë nën urdhrat e stafit teknik. Vetë klubi i Kamzës përmes një fotoje në faqen zyrtare ka bërë me dije se 31-vjeçari është bashkuar me ekipin.
Sulmuesi kAmjaft eksperiencë dhe pritet që të jetë pak e referimit tek kamzalinjtë në këtë edicion. Kujtojmë që skuadra është zhvendosur në Ohër ku po kryen dhe fazën përgatitore. Në javën e parë Kamza do të përballet me Tiranën në një mini-derbi.