Sevilja do Andre Silvën, PSG dhe Arsenali ndjek Rodriguezin!

Pasi Kaliniç do të kryejë vizitat me Atletikon, Spanja “troket” sërish te Milani. Këtë herë, Sevilja është ajo që është futur në garë për Andre Silvën, që pas ardhjes së Higuainit dhe me Kutronen e konfirmuar si alternativë në sulmin me tre, nuk do të gjejë shumë hapësira.

Sipas “Muchodeporte.com”, trajneri Pablo Makin pret një dhuratë nga drejtuesit dhe portugezi shihet si numri “9” perfekt, por fakti është që Sevilja nuk ka ndër mend të shpenzojë mbi 35 mln euro që tani dhe do të përpiqet me formulën që u refuzuar Gallatasaraji, pra huazim me të drejtë blerje.

Tratativa ka nisur, të shohim se çfarë do të zgjedhë Milani dhe nëse do të japë “ok”.

PSG dhe Arsenali, ndërkohë, duan Rodriguezin dhe sot janë interesuar, por duke qenë se koha është e shkurtër për merkaton, sa i përket Milanit, Gatuzo ka vënë veton duke e quajtur të pashitshëm, të paktën në këtë merkato. Rodriguez, që u transferua nga Volfsburgu te kuqezinjtë, sezonin e shkuar nuk luajti edhe aq mirë, por Rino beson se ky do të jetë viti i shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *