Valon Behrami jep lajmin e hidhur!

Valon Behrami ka vendosur: nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Zvicrës. Mesfushori shqiptar që përfaqëson kombëtaren helvete prej vitit 2005, ka vendosur që të tërhiqet dhe do të vazhdojë karrierën e tij si profesionist në klube dhe jo në kombëtare.

Mesfushori ka postuar një mesazh në Instagram ku bën me dije këtë vendim.

“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.

Herët e fundit të Behramit me Zvicrën ishin në Botërorin e mbyllur thuajse një muaj më parë në Rusi, ku u shfaqt mjaft mirë. Ndeshja e fundit ku ishte kapiten, rezultoi me humbjen dhe eliminimin ndaj Suedisë (1-0).

Behrami ka marrë pjesë në katër edicione Kupash të Botës, teksa ka luajtur 83 ndeshje, duke shënuar dy gola.

Behrami tani 33 vjeç dhe luan me Udinezen në Serie A. Do t’I çojë të gjitha forcat dhe energjitë në klubin friulian, ose në një tjetër, ndoshta sezonet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *