Stefano Sturaro është kërkuar nga Çelsi gjatë merkatos së kësaj vere, por mesfushori i Juventusit zor se do të largohet nga Italia. Bardhezinjtë kanë plane të tjera dhe nuk duan ta shesin lojtarin e tyre. Në këto kushte opsion është huazimi i tij.
Sezonin e shkuar 25-vjeçari ka pasur pak hapësira, duke u aktivizuar në kampionat vetëm në 12 ndeshje. Sipas “Tuttosport” dy janë pistat mesfushorin: Lacio dhe Fiorentina. Gjithsesi gjithçka është në kuadrin e fjalëve.
Mesfushori qendror ka rinovuar para dy viteve, teksa nënshkroi një kontratë të re që e mban te bardhezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2021. Për Sturaron kalimi në një klub ku të ketë më shumë hapësira mund të konsiderohet lëvizja e duhur, pasi te Juventusi zor se do të luajë rregullisht.