Mançester Siti e ka nisur me trofe edicionin e ri futbollistik, pasi ka mundur në finalen e Superkupës skuadrën e Çelsit. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë arritur të që triumfojnë 2-0 përballë londinezëve. E nis me humbje kështu aventurën e tij në Angli tekniku Mauricio Sarri, që me Çelsin e tij nuk mundi që të reagonte ndaj skuadrës së “qyetarëve”.
Siti kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me anë të sulmuesit Sergio Aguero, i cili njëkohësisht realizoi dhe golin e 200 me fanellën e kësaj skuadre. Në fraksionin dytë ishte sërish sulmuesi argjentinas që gjeti dhe golin e dytë, duke i dhuruar kështu Sitit dhe Superkupën e 5 në histori.
Skuadra e Guradiolës edhe një herë tjetër konfirmohet si pretendent kryesor për të fituar titullin në Premier League, pasi jo vetëm që fitoi me rezultat ndaj Çlesit, por dhe me lojë. Aguero në anën tjetër shkruan emrin në historinë e skuadrës së “qytetarëve”.
Çelsi i Sarrit në krahun tjetër duket se ka ende punë për të bërë, por është vetëm fillimi i sezonit dhe ky edicion pritet që të jetë spektakolar në Angli, pasi të gjitha skuadrat “big” kanë bërë përforcime, që e kanë rritur cilësinë.
Çelsi 0-2 Mançester Siti
Shënues: Aguero 13′, 58′