Barcelona kërkon të fitojë Champions Leaguen pas 3 vitesh mungesë, prandaj synon të bëjë një merkato të fortë. Pas zyrtarizimit të Arturo Vidalit, ekipi katalanas do që të afrojë në ekip Pol Pogbanë.
Mesfushori ka probleme te skuadra e Mançester Junajtit dhe nuk është e fshehtë aspak se me teknikun Murinjo nuk kanë një marrëdhënie të mirë. “Djajtë e kuq” nuk duan të humbasin shërbimet e tij, por dëshira e futbollistit mund të ndryshojë gjithçka.
Nga krahu tjetër, spanjollët kanë gjetur “zgjidhjen” duke kontaktuar agjentin e Pogbasë, Mino Raiolën. Ky i fundit pritet të udhëtojë drejt Anglisë dhe do t’u propozojë anglezëve një ofertë prej 100-112 milionë paund për Pogbanë.