Në Kavajë e kanë ndarë mendjen dhe nuk do të lënë t’u ikin nga duart elementët e rinj, që nuk janë të paktë në këtë qytet. Klubi i Besës ka njoftuar sot marrëveshjen me tre elementë të moshave, duke nisur me portierin Ilir Dabjani, e për të vijuar me të rinjtë e tjerë Tedi Cara dhe Flavio Meçja.
“Tedi Cara firmos kontratën e parë profesioniste me klubin dhe do jetë lojtar i KS Besa për 5 vitet e ardhshme. Cara është pjesë e projektit që klubi ka për promovimin e lojtarëve të rinj”.
“Flavio Meçja , pjesë i ekipit U19 , firmos kontratën e parë profesioniste me KS Besa. Pas titullit kampion me U17 dhe paraqitjeve shumë të mira individuale , klubi ka lidhur një kontratë 3-vjeçare me lojtarin duke e konsideruar si një investim tepër të rëndësishëm për të ardhmen”.
“Ilir Dabjani , portieri i ekipit U19 gjithashtu pjesë e ekipit të parë, firmos kontratën e parë profesioniste me KS Besa. Prej 2 vitesh stërvitet me ekipin e parë gjithashtu pjesë i ekipit U17 sezonin e kaluar. Dabjani shihet si një portier me potencial të madh nga klubi”.