Mbrojtësi Tefik Osmani i ka dhënë drejtim të ardhmes së tij. Ish-lojtari i Skënderbeut iu bashkua ekipit të Teutës,që e zyrtarizoi afrimin e tij para pak minutash.
Shtatlarti zgjedh të kthehet sërish te ekip durrsak, sepse 33-vjeçari ishte pjesë e bregdetarëve para se t’i bashkohej Skënderbeut. E ardhmja e tij ishte në dyshim, pasi mbrojtësi po flirtonte me disa klube.
Ai bisedoi me Flamurtarin, kishte kontakte me Partizanin, por natyrisht dhe me Skënderbeun. Gjithsesi, 33-vjeçari nuk preferoi të kthehej në Korçë, pasi i di problemet që mund të kenë korçarët. Në moshën e tij, Osmani nuk ka nevojë për histori pasioni, por për siguri financiare dhe vazhdimësi.