Frenki Lampard e ka nisur me fitore karrierën si trajner, me Derbin e tij që fitoi në Reding në një ndeshje dramatike.
Një gol nga Tom Lorens në minutën e 95-të i dha fitoren 2-1 Derbit, që në fakt vuajti shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=GYfCimRwH0o
Lampard kishte ndryshuar 6 lojtarë nga formacioni që luajti në play-off në maj dhe i riu Mejson Maunt bë minutën e 60-të shënoi golin e zgjimit, sepse deri atëherë Redingu kryesonte me meritë, me gol të shënuar në fillim të pjesës së dytë.
Loja e Derbit nuk bindi, por tani, në korrik, pikët vlejnë shumëfish.