Nga ringu në politikë. Hapi ishte i madh për Glen Xhejkobs, i njohur ndryshe edhe si Kin në sportin e WWE (World Wrestling Entertainment), një disiplinë mjaft e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka patur mjaft tifozë edhe në Shqipëri.
Legjenda e këtij sporti, u bë kryebashkkiaku i Noks Kaunti në Tenesi. Tre herë kampioni i botës fitoi garën përballë rivales demokrate, Linda Hanej, duke marrë postin e drejtimit të kontesë. Ikona e sportit të wrestling mori besimin e pjesës më të madhe të njerëzve, duke fituar me 66 për qind të votave.
I njohur edhe si “Makina e Kuqe e Madhe”, ai e përqendroi fushatën në uljen e taksave, hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa rëndësi të veçantë i kushtoi edhe edukumit cilësor të brezave të rinj. Në garën e tij për postin e kryebashkiakut, Glen Xhejkobs u ndihmua edhe nga shoku dhe ish-legjenda e WWE, “The Undertaker”, i njohur për publikun shqiptar edhe si Varrmihësi.