Drita edhe pse u eliminua nga Europa League mbrëmjen e djeshme, vijon përgatitjet për edicionin e ri. Skuadra nga Gjilani ka bërë një goditje të madhe, pasi sot ka prezantuar brazilianin Edenilson Bergonsi.
Mesfushori ka nënshkruar për 1 vit me Dritën dhe nga e hëna do të jetë nën urdhrat e teknikut Bekim Isufi. Bëhet fjalë për një futbollist me një CV të pasur që në të shkuarën ka është aktivizuar edhe me CSKA-në e Sofies. Po ashtu 30-vjeçari ka luajtur në ligat e ulëta të Spanjës, Brazil dhe Belgjikë.
Ka qenë vetë klubi që përmes një postimi në “Facebook” ka prezantuar lojtarin në fjalë. Një afrim shumë i vlefshëm për Dritën, që ka si synim të ruajë titullin kampion.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267.1073741838.279019929149179/649964885388013/?type=3&theater