Ish-lojtari i Luftëtarit firmos në Greqi, 20-vjeçarin e presin si talent

Emiljano Shehu, sa prej jush e njihni këtë emër? Shumë pak. 20-vjeçari ka qenë pjesë e Luftëtarit në sezonin 2016-17. Sulmuesi nuk ka arritur të lërë shenjë, pasi ka luajtur vetëm në dy ndeshje. 90 minuta gjithsej, ndërsa 12 takime të tjera i ka ndjekur nga pankina.

Karriera e tij nuk arriti të stabilizohej në Shqipëri dhe vendosi që të largohej drejt Greqisë. Ai i ka bërë vend vetes në Kategorinë e tretë greke. Niveli nuk është shumë i lartë, por tek ekipi i ri që ka firmosur, Episkopi, u prit si talent.

20-vjeçari ka marrë numrin 14, ndërsa kalimi i tij te skuadra bëri jehonë dhe në mediet fqinje. “Jam shumë i lindur që jam pjesë e Episkopit. Kushtet profesionale dhe besimi që më kanë dhënë do të më motivojë që të ndihmoj skuadrën. Jemi shumë të lumtur dhe të gëziuar që kemi rikthyer skuadrën në kampionatet të nivelit kombëtar”, – u shpreh lojtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *