“I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Gonzalo Higuain përflitet gjithnjë e më shumë se do të largohet nga Juventus. Afrimi i Kristiano Ronaldos i ka zvogëluar hapësirat për argjentinasin, i cili me shumë mundësi do të lërë bardhezinjtë për që këtë verë. Pavarësisht kësaj, Ronaldo dhe Higuain u takuan të dy si pjesë e Juventusit me nisjen e startit të përgatitjeve, por CR7 ka një sfidë me Higuain.

Argjentinasi është një nga sulmuesit më të spikatur dhe në Seria A mban një rekord të veçantë. 32-vjeçari ka realizuar më shumë gola se askush tjetër në kampionatin, plot 36 në edicionin 2015-2016, kur luante me Napolin.

Sigurisht një nga sfidat e portugezit do të jetë thyerja e këtij rekordi, duke ditur se çfarë ego ka Ronaldo. Një sfidë e re për portugezin, por që me shumë gjasa nuk do i pëlqejë Higuainit, i cili e ndjen veten të tepërt, ashtu si në kohën kur ishin bashkë tek Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online