Kastrioti është zhvendosur në Bullgari për të zhvilluar fazën përgatitorë. Sot krutanët kanë zhvilluar dhe testin e parë miqësorë, pasi kanë sfiduar skuadrën e AEL Limasol.
Qipriotët kanë arritur të mundin të besuarit e Elvis Plorit me rezultatin e ngushtë 2-1. Vendasit kanë shënuar golin e parë vetëm pak minuta para fundit të pjesë së parë, ku pas një harkimi nga këndi, Tesera ka shënuar pas një goditje nga distanca, me topin që u përplas në tokë dhe shkoi në trekëndësh.
Në fraksionin e dytë kanë ardhur dhe dy gola të tjerë. Krutanët realizuan golin e barazimit me anë të Dajan Shehit, i cili u tregua i saktë pas pasimit të Çutrës. Më pas ishte Zdravkovski që realizoi golin e dytë për skuadrën e AEL-it. Në këtë takim Kastrioti aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.