Françesko Toti nuk është më në fushë, por detyra e tij te Roma nuk ka përfunduar ende… Në rolin e një drejtuesi, tashmë sheh gjithçka nga “lart” dhe jo më duke prekur terrenin, edhe pse dashuria për topin e shtyn që të jetë në stërvitje shpeshherë edhe duke luajtur…
Ish-kapiteni verdhekuq, ka folur për merkaton, për grumbullimin dhe sidomos për të ardhmen e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetin social Twitter.
Grumbullimi
“Për momentin po shkon gjithçka mirë, me qetësi dhe në këto struktura super të mëdha. Në San Diego na kanë pritur shumë mirë dhe turneu ishte ajo që donim. Skuadra po stërvitet ashtu si duhet, të rinjtë po përshtaten. Më pëlqen shpirti që po tregojnë”.
Të rinjtë
“Është normale që mes emocionit dhe ndryshimit, gjuha, nuk është kurrë e lehtë. Por, me ndihmën e veteranëve, do të arrijnë të aktivizohen mirë. Këto të rinj kanë shumë perspektivë”.
Çoriç
“Nuk është e lehtë të bësh palexho me një gjë ndryshe nga topi, më të vogël, por gjërat janë ndryshe: ose cirku ose futbolli. Kam parë shumë numra jashtë fushe, por më pas nuk janë realizuar brenda saj. Është i ri dhe i fortë, tifozët e Romës do ta pëlqejnë”.
Klajvert
“I ngjan të atit në fytyrë, por në lojë jo. i ati ishte goleador i zonës, ndërsa i biri një lojtar i shkathët dhe i shpejtë. Në një kundër një është deçiziv”
Pastore
“E njohim të gjithë, futbollist me cilësi dhe sasi. Na duhej, pasi është edhe djalë i jashtëzakonshëm. Është një top player dhe na kënaq që e kemi. Të presim asistent dhe golat e tij”.
Di Françesko
“Përveç se është miku im, kemi ngritur titullin bashkë në atë Roma-Parma, që do të përsëritet këtë sezon, java e fundit. Kemi raporte të mira. Shpresoj të qëndrojë gjatë”.
E ardhmja
“Unë trajner? Nuk e di, të shohim. Tani mendoj për tjetër gjë”.
Numri “10” i tërhequr
“Kam refuzuar gjithmonë, vendos klubi. Ashtu si unë ëndërrova të vishja atë fanellë, pse të mos e bëj edhe dikush tjetër, një Toti i ri. Apo edhe Mesi. Nëse e gjejmë, ia jap personalisht”
Lojtari më simpatik
“Kasano, e thjeshtë. E dëgjon gjithmonë, edhe kur fle gjumë. Është bukur të rrish me të, por vetëm në ditë, sepse më pas duhet të shkëputesh dhe mos t’i përgjigjesh në telefon”.