Legjenda Sinani nuk pranon, Vllaznia shqyrton kandidaturat

Vllaznia po kërkon trajner dhe drejtor sportiv, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve janë të shumtë emrat e lakuar. Për pankinën kandidatura më e fortë mbetet ajo e Ervis Krajës, por gjithsesi duhet pritur zyrtarizimi i marrëveshjes për të mësuar se kush do të udhëheqë shkodranët sezonin e ardhshëm.

Sa i takon drejtorit të ri sportiv, tashmë ka një kandidaturë më pak. Ish-sulmuesi Vioresin Sinani, i cili është pjesë e stafit teknik të kombëtares së femrave, ka deklaruar në “Shkodra Sport” se e ka të pamundur që ta marrë përsipër një detyrë të tillë.

Kështu, administratori Suad Lici duhet të shohë për alternativa të tjera. Alban Hasani, aktualisht drejtor i akademisë, shihet si kandidati më potencial për të marrë vendin e lënë bosh pas largimit të Eugent Zekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online