Miqësoret e verës nuk kanë shumë vlerë, sidomos kur luhet në Amerikë, me pak ditë stërvitje dhe pa shumë yje. Kjo ndodhi para pak orësh, me Liverpulin që mposhti 2-1 Mançester Sitin.
Megjithatë, ishte shijimi i parë i atij që mund të kthehet në një duel pa fund deri në maj të vitit të ardhshëm, sepse Liverpuli i ri ndërtuar nga Klop duket i jashtëzakonshëm dhe Guardiola duhet të shqetësohet.
Në Nju Xhersi u luajt në një fushë patatesh, për shkak se Tejlor Suift kishte zhvilluar dy koncerte ditët e fundit. Natyrisht, kjo ndikoi në cilësinë e futbollit, pasi sidomos pjesa e parë ishte e varfër.
Ndikoi edhe mungesa e yjeve sidomos te Siti, sepse Guardiola e nisi vetëm në të rinjtë, plus Bravo e Mahrez. Më i plotë Liverpuli, që gjithsesi i kishte në stol dy armët vdekjeprurëse, Mane e Salah.
Në pjesën e dytë ritmi u ngrit nga futjen e disa emrave të njohur dhe në minutën e 57-të Bernardo Silva krijoi golin e shënuar nga Sane, me Sitin bë avantazh.
Megjithatë, në minutën e 62-të Salah u fut dhe pa kaluar një minutë barazoi. Kthim fantastik për lojtarin më të mirë në Premier Ligë sezonin e shkuar, i cili me një Liverpul me të kompletuar këtë vit do të sulmojë titullin.
Në fund, kur dukej se do të gjuheshin penalltitë, Solanke u ndal me faull (gafë e të riut Adarabiojo) në zonën e Sitit dhe Mane në minutën e 94-t siguroi fitoren e parë për The Reds në turneun amerikan. Gjithsesi, Siti C shkëlqeu për 75 minuta.