Akord me titullarët, por te Kamza nuk ka ende firma

Një tjetër sezon për të synuar mbijetesën. Një tjetër betejë për Kamzën, që pas arritjes së objektivit në javën e fundit të kampionatit të kaluar, kërkon sërish mrekullinë.

Drejtuesit e ekipit e kanë të qartë, që për të realizuar këtë synim duhet të ruajnë bazën e skuadrës. Dhe ashtu pritet të ndodhë.

Kur kanë mbetur diçka më tepër se tre javë nga starti i kampionatit, Kamza u duk larg ekipit të një sezoni më parë. Shumë titullarë nuk ishin bashkuar me ekipin dhe grupi dukej i cunguar.

Por, gjithçka ka ndryshuar, sepse përveç Beqirit dhe Çukoviç, të cilët firmosën, marrëveshje me klubin kanë arritur edhe portieri Avdyli, Frashëri, Idrizaj, Malaj, Arrabal, Mehmeti dhe Rezi.

Ndërkohë pritet rikthimi i Fukuit, por edhe i kapitenit Sebino Plaku, i cili po angazhohet me Kukësin në Champions. Një hipotezë është edhe rikthimi i Zguros nga veri-lindorët. Titullarët e sezonit të ri janë aty, edhe pse firmat në kontrata ende mungojnë. Sipas klubit, kjo është thjesht një formalitet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *