Një gol i Albian Ajetit ka mjaftuar për të mos humbur shpresat për kualifikim në turin e dytë të Champions League, pasi Bazeli është mundur 2-1 në Selanik, përballë PAOK-ut, ish-skuadra e Ergys Kaçes.
Grekët kryesonin 2-0 dhe do të ishte tepër e vështirë për të përmbysur gjithçka në Zvicër pas një jave, por pikërisht goli i futbollistit me origjinë shqiptare ka qenë deçiziv.
https://www.youtube.com/watch?v=UevF7PxoQYY
Kanas dhe Prijoviç po i jepnin fitoren 2-0 skuadrës vendase, por Ajeti shënoi në minutën e 82-të të takimit.