E fundit/ Itali-Shqipëri, miqësorja mes “të vegjëlve” caktohet në ishull!

Për të parë herë, Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Di Biaxhio do të zbresë në Kaljari. Shpresat axurre do të përballen me U-21 e Shqipërisë, drejtuar nga Alban Bushi, në miqësoren në “Sardegna Arena” të martën më 11 shtator, me orarin e ndeshjes në orën 18:30. Një marrëveshje e arritur që prillin e shkuar…

Shqipëria, sërish miqësore me Italinë

 

Kjo ndeshje për Italinë do të jetë pas asaj të 6 shtatorit ndaj Sllovakisë. Italia U-21 është e pamposhtur në sfidat ndaj Sllovakisë dhe Shqipërisë.

Kuqezinjtë, në fakt, ndaj Italisë kanë katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshje. Ndeshja e fundit e luajtur mes nesh dhe Italisë është ajo e datës 10 gusht të vitit 2016 në San Benedeto të Trontos.

“Sardegna Arena” ka kushtuar 8 mln euro dhe nga sezoni i shkuar ka marrë vendin e të famshmit “San’t Elia”, mbi gërmadhat e të cilit u ndërtua ky impiant. U përurua më 10 shtator 2017 dhe është 16 233 vendësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online