Armando Cungu ka folur në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Karabakun. Në qytetin e tij të lindjes numri 1 i Kukësit ka komentuar pritshmëritë që ka për sfidën e nesër,me, duk vënë theksin se skuadra e tij është përgatitur për një ndeshje të kujdesshme. Në anën tjetër Cungu e pranon se do të jetë e vështirë që të përsëritet vera e vitit 2013, pavarësisht se dëshira është e madhe që ai dhe ekipi i tij të kenë një ecuri sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.
NDESHJA ME KARABAKUN – “Do të jemi të kujdesshëm, pasi kemi një ekip me kualitet. E dimë dhe historinë që është pjesëmarrës në grupet. Kam besim tek djemtë, te serioziteti dhe shpirti i garës. Nëse nuk ka shpirti gare nuk ka vlerë kualiteti”.
SKEMA – “Do ta shohim nesër se si do të luajmë. E njoh Karabakun dhe nga shqiptarët që kanë luajtur. E kam ndjekur dhe ndeshjen e fundit të tyre. Jemi stërvitur këtë javë për t’iu përshtatur kundërshtarit”.
A MUND TË PËRSËRITET VERA E VITI 2013? “Është vështirë për t’u përsëritur vera e 2013. Atëherë kishim një ekip tjetër, që luajti gjatë gjithë kampionatit. Tani kem pasur disa lëvizje që kanë ndikuar. Nga dita që kam ardhur jam i kënaqur nga puna e bërë nga skuadra”.
MBËSHTETJA NGA SHKODRANËT? – “Them se do të ketë mbështetje nga shkodranët. Do më mbështesin dhe mua dhe Kalanë që jemi pjesë e Kukësit. I bëj thirrje që të na mbështesin në stadium”.
KUALIFIKIMI? – “Nuk i dihet, kemi dy ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të bërë diçka të mirë. Duhet ta lëmë kualifikimin për ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk është e lehtë”.
ECURIA NË EUROPË – “Dëshira është e madhe për të shkuar sa më larg, nga të gjithë. Të jem i sinqertë, skuadra ka nevojë për një tjetër lojtar kualitativ që merr përgjegjësi. Vuajmë pak kur ekipi ka topin. Presim nga dita në ditë që të na shërbejë në kupat e Europës, por dhe në kampionat”.