Mirabeli ndahet me një letër prekëse: Ky Milan është ende i imi, por njerëzit janë kalimtarë

Revolucioni te Milani është kompletuar sot, më largimin e drejtorit sportiv Masimiliano Mirabeli, i cili është pushuar nga puna pas takimit me presidentin e ri Skaroni.

Pasditen e sotme Mirabeli, ndryshe nga administratori i deleguar kuqezi Marko Fasone, ka publikuar një letër në Instagram, ku ka thënë fjalët e lamtumirës për gjithë tifozët e Milanit.

“Të dashur milanistë, kur vjen momenti për të thënë faleminderit, do të thotë që diçka qr kishte nisur me pas ka përfunduar. Nuk është e lehtë, sidomos kur mendon për ditët pa fund të punës kushtuar Milanit. Do të doja ta nisja këtu, nga kjo botë magjike e quajtur Milan dhe nga pasioni pa kufi që e rrethon. Do doja të nisesha nga ju, dashuria, ankthi dhe ëndrrat tuaja, gëzimet dhe frikërat, gjithçka me keni transmetua në këto 15 muaj të vështirë, por fantastikë. Faleminderit. Me ju, jo unë, por gjithë skuadra e Milanit nuk ka qenë kurrë vetëm. Kam provuar të njëjtat emocione, kam mbetur i befasuar nga dashuria që keni treguar për mua me parullat dhe komunikatë tuaja dhe emocionohem ende kur kujtoj atë mbrëmje në Olimpico, pas humbjes ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Në humbëm, por ju fituat.

“Kam tentuar më të gjitha forcat t’ju dhuron Milanin më të mirë të mundshëm, sepse e meritoni te ktheheni në çatinë e Europës dhe Botës. Do ktheheni, jam i sigurt. Në 15 muaj bëmë shumë blerje, rinovime të ndërlikuara, por edhe shitje që i kanë mundësuar klubin të ulë deficitin. Ky Milan, më lejoni ta them, është një krijesë që e ndiej ende timen.

“Së pari, dua të falënderoj mister Gatuzon, të cilin e desha me ngulm në krye të skuadrës, sepse na ka bashkuar gjaku i tokës sonë dhe mbi të gjitha aroma e fushës. Kemi punuar e vuajtur se bashku, për çdo top, siç e ka në stil dhe i uroj gjithë fatin e kësaj bote, sepse Rino e meriton.

“Përqafoj skuadrën, ose më saktë të gjitha skuadrat e Milanit: nga kapiteni Bonuçi deri te më i vogli kuqezi. Shumë fat i uroj skuadrës së vajzave të drejtuara nga Karolina Moraçe, në sezonin e parë të tyre. Jam i sigurt që Djalli i ardhshëm do ketë baza solide dhe baza ambicioze.

Njerëzit janë kalimtarë, Milani mbetet. Forca, Zemër e Vjetër Kuqezi! “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *