FIFA shpall kandidaturat për çmimin “Trajneri i Vitit”

FIFA ka publikuar pak më parë listën e kandidatëve për “Trajnerin e Vitit”. Normalisht që në listë janë përfshirë trajnerët që këtë edicion kanë arritur të marrin trofe të rëndësishëm. Didier Deshamp është në listën e kandidatëve, pasi me Francën e tij arriti që të fitonte Kupën e Botës. Po ashtu në listë është dhe Zinedin Zidan që triumfoi me Realin në Champions, por dhe Diego Simeone, i cili po ashtu fitoi Europa Leaguen me Atletikon e Madridit.

Nuk kishin si të mungonin teknikët që bënë surprizën në Kupën e Botës, me Zllatko Daliç, i cili drejtoi Kroacinë deri në finalen e Kupës së Botës, apo dhe trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, i cili bëri mjaft mirë, duke u eliminuar vetëm nga 11-metërshat në çerekfinale. Edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, që u rendit e treta ndodhet në listë si dhe timonieri i Anglisë, Geret Southgejt, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i katërt, po i bëri të gjithë që të ëndërronin.

Nuk mund të mungonin dhe timonierët e skuadrave të mëdha europiane, me Masimiliano Alegrin e Juventusit, Pep Guardiolën e Sitit, Jurgen Klopin e Liverpulit apo dhe Ernesto Valverden e Barcelonës që mbyllin listën e kandidatëve.

 

LISTA E KANDIDATËVE

Masimiliano Alegri

Stanislav Çerçesov

Zllatko Daliç

Didier Deshamp

Pep Guardiola

Jurgen Klop

Roberto Martinez

Diego Simeone

Geret Southgejt

Ernesto Valverde

Zinedin Zidan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *