Bajerni i Mynihut ka prezantuar sot fanellat e reja për ndeshjet jashtë fushe në sezonin e ri.
Fanellat kanë përçarë tifozët, sepse kanë një ngjyrë aspak tërheqëse dhe të paqartë për shumë prej tyre, nga mente në gri, por natyrisht çdo sezon eksperimentohet me fanellat, edhe për arsye marketingu.
Në realizimin e fotove për fanellat e reja ka marrë pjesë edhe Hames Rodrigez, i cili ka disa ditë që flitet se Reali kërkon ta rimarrë, duke shpresuar te dëshira e kolumbianit, por duket se Bajerni nuk ka ndërmend të lëshojë dhe fakti që e përfshin e grupin e modelëve për fanellat e reja tregon që e ka në planet e së ardhmes.