Burg për pushtuesit e fushës në finalen e Botërorit

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 15 ditë burg 4 anëtarët e grupit Pussy Riot, që u futën në fushë gjatë finales së Kupës së Botës në Moskë.

Pushtimi i fushës ndodhi në fillim të pjesës së dytë, me një nga protestueset që shkoi te Mbape, duke e përqafuar, ndërsa Lovren nuk u tregua aq i sjellshëm, sepse në nerva e sipër e ndali me forcë dhe e rrëzoi në tokë një nga personat e futur në fushë.

Pussy Riot janë të famshëm për protestat e tyre kundër presidentit Vladimir Putin, duke kërkuar reforma gjyqësore, arsimore dhe kulturore në Rusi.

Në Twitter grupi konfirmoi se 4 personat e arrestuar janë dënuar me 15 ditë burg dhe nuk do të lejohen të hyjnë për 3 vite në stadiumet ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *