Kukësi në kërkim të milionave, Gjici ka besim te futbollistët

“President, nuk na pëlqen trajneri. Po bën stërvitje të rëndë dhe nuk kemi komunikim”, – mund t’i kenë thënë lojtarët presidentit Safet Gjici në momentin që i kanë kërkuar shkarkimin e teknikut austriak. Numri një i klubit nuk i dha të drejtë fillimisht, por pas barazimit të “Loro Boriçit” reagoi duke shkarkuar Pakultin.

Gjici u besoi futbollistëve, ndërsa sot kërkon t’i kthejnë nderin. “Unë po u dëgjoj, por a do të kualifikoheni në Champions?”. Futbollistët i premtuan presidentit të tyre se do të kualifikoheshin. Sot është radha e tyre, nuk është as radha e Cungut që ka zhvilluar vetëm 3 stërvitje me grupin.

Kukësi duhet të kualifikohet për të vazhduar rrugëtimin europian, pa harruar dhe mundësinë e artë që ka. Përpara është një ekip maltez, e pranojmë se futbolli është rritur në këtë shtet, por sërish short më të favorshëm nuk mund të kishte. Prej orës 18:00, Kukësi nuk ka asnjë justifikim përveç fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *