Edhe pse siguria në stadiumin “Luzniki” të Moskës ka qenë maksimale, megjithatë disa tifozë ose thjesht “pushtues” fushe kanë arritur të kalojnë gardhin me roje sigurie…
Kështu, në finalen e madhe të Moskës, disa persona kanë ndërprerë për 1 minutë ndeshjen mes Francës dhe Kroacisë dhe, në nerva e sipër, një futbollist u bë protagonist negativ…
Bëhet fjalë për Dejan Lovren, që kapi nga fyti dhe ia “dorëzoi” rojeve të sigurisë njërin nga pjesëtarët e “Pussy Riot”, grupimi që ka dashur të japë mesazhin për përvjetorin e vdekjes së një poeti rus.