Janë dashur gjashtë muaj, por Elis Bakaj më në fund ia ka dalë të gjejë për herë të parë rrugën e rrjetës për skuadrën e bjelloruse të Shaktar Soligorskit. Kryeqytetasi ka realizuar golin e dytë në ndeshjen në kuadër të raundit të parë eliminator të Europa League ndaj uellsianëve të “Connah’s Quay”.
Sulmuesi 31-vjeçar, megjithëse nuk qenë produktiv me gola, ka arritur ta kompesojë falë asistimeve të shumta duke kryesuar renditjen e asistimeve në kampionatit bjellorus.