Në pritje të Nagelsmanit, Lajpcigu ia beson stolin “profesorit” të tij

RB Lajpcigu këtë verë ka qenë në qendër të vëmendjes kryesisht për ndryshimet e shumta në stol.

Klubi i Bundesligës u nda nga Ralf Hasnehytël, pasi ky i fundit kërkonte rinovim afatgjatë të kontratës.

Më pas Lajpcigu dha lajmin e bujshëm se kishte firmosur me Julian Nagelsman, por trajneri i talentuar do të vijojë edhe një vit tek Hofenhajmi, para se të nisë punë te Lajpcigu, ku ka firmosur kontratë për periudhën 2019-2023.

Po deri verën e ardhshme, kush do e drejtojë Lajpcigun? Më në fund merr fund misteri, sepse drejtimin e merr drejtori sportiv Ralf Rangnik. Trajneri 60-vjeçar është një legjendë në Gjermani, ka ndërtuar më parë mrekullinë Hofenhajm dhe ka ngjitur edhe Lajpcigun në Bundesligë, duke e drejtuar në sezonin 2015/16, ndërkohë që është një nga trajnerët që ka ndikuar më shumë në rritjen e Nagelsmanit, i cili punonte me të rinjtë kur Rangnik drejtonte Hofenhajmin.

Rangnik do të ketë dy bashkëtrajnerë në krah: Xhesi Marsh ka lënë drejtimin e Nju Jork Red Bulls për të fituar eksperiencë në Europë, ndërsa Lars Kornetka lë Leverkuzenin për të punuar si ndihmës i besuar i Rangnikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *